Lexoni edhe:
Taktizimi i Aleksandër Vuçiqit në Ohër me tri fitoret e reja duke mos nënshkruar marrëveshjen dhe mashtruar faktorin ndërkombëtar
Futbollistët nga mbarë bota kanë nisur të imitojnë Cristiano Ronaldon me festimin e tij të famshëm “Siuuu” pas shënimit të golave. E një gjë të tillë e bëri edhe një futbollist i ri i Vietnamit, transmeton "Kosova Sot Online".
Por, lojtarit Phan Van Thien, pjesë e Kombëtares U-17 të Vietnamit, nuk i shkoi gjithçka sipas planit.
Ai e shënoi me lehtësi golin e katërt të ekipit të tij kundër Hong Kongut, ndërsa shkoi për ta festuar atë me një “Siuuu”.
Mirëpo, në rënie e sipër, futbollisti i ri pësoi lëndim dhe më pas u shtri në tokë duke e kërkuar ndihmën e mjekëve, për të përfunduar më pas me barelë jashtë fushës, për ta mbyllur këtu lojën.
Futbollisti i Vietnamit në këtë rast ishte mjaft i pafat, derisa e festoi golin në mënyrë të njëjtë me idhullin e tij.
https://gorilla.cdnja.co/v/w3/w3q07.mp4?token=PML-z4WJTQGjMLoxjaK3JA&expires=1679573066
(Kosova Sot Online )