Për Granit Xhakën policia serbe do të jetë gati

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 15:21
Për Granit Xhakën policia serbe do të jetë gati

Predrag Mihailovic, kryeredaktor i portalit “Sportal.rs” në Beograd ka folur rreth situatën e sigurisë në këtë vend para ndeshjes mes Bjellorusisë dhe Zvicrës, e cila do të luhet në Novi Sad.

Në fakt, edhe pse është një aktivitet sportiv, çështjet politike mund të ndikojnë në atmosferën sportive.

Kjo pasi në ekipin kombëtar të Zvicrës luajnë disa futbollistë me rrënjë shqiptare, por vetëm njëri prej tyre do të jetë prezent në Serbi

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, ndërsa Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të mungojnë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 shkaku i lëndimit.

Natyrisht, Xhaka është mjaft i urryer në Serbi pas dy përballjeve që i pati Zvicra me serbët në dy Kampionate Botërore, e ku protagonist ishte pikërisht futbollisti kosovar.


(Kosova Sot Online)