Portugalia e deklason Lihtenshtajnin , Ronaldo shkëlqen në ndeshjen e tij speciale

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 08:37
Portugalia e deklason  Lihtenshtajnin , Ronaldo shkëlqen në ndeshjen e tij speciale

Një ndeshje shumë e veçantë për Ronaldon. Ylli i Al-Nassr bëri sonte paraqitjen e 197-të me kombëtare, duke e thyer këtë rekord. E pikërisht në këtë paraqitje, Ronaldo shkëlqeu me dy gola, ku Portugalia mposhti 4:0 Lihtenshtajnin, për t’i nisur me fitore kualifikimet për Evropianin 2024, shkruan "Kosova Sot Online ".

Cancelo dhe Bernardo Silva shënuan golat e parë për vendasit, ndërsa më pas skena ishte për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ronaldo shënoi fillimisht në minutën e 51-të nga penalltia.

Në të 63-tën, Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

(Kosova Sot Online )