Messi shënon gol magjik nga gjuajtja e lirë, Argjentina fiton ndeshjen ndaj Panamas 2:0

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 08:26
Messi shënon gol magjik nga gjuajtja e lirë, Argjentina fiton ndeshjen ndaj Panamas 2:0

Argjentina ka fituar në ndeshjen miqësore ndaj Panamas të zhvilluar pas mesnate me kohën tonë lokale.

Kampionët e botës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi, në ndeshjen e parë pasi u kurorëzuan me trofeun e Kupës së Botës, shkruan "Kosova Sot Online".

Almada kaloi vendasit në epërsi në minutën e 78-të të ndeshjes.Kurse, në minutën e 89-të, Messi shënoi nga gjuajtja e lirë një gol mjaft të bukur. Ky njëherit ishte goli i tij i 800-të në karrierë me klube dhe kombëtare.

(Kosova Sot Online )