Nora Gjakova e arrin në finale, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 13:23
Nora Gjakova e arrin  në finale, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke arritur deri në finale, shkruan "Kosova Sot Online".

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë. Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike. Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic. 

(Kosova Sot Online )