Ja sa i kushton Bayernit shkarkimi i Nagelsmann

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 15:21
Ja sa i kushton Bayernit shkarkimi i Nagelsmann

Mbrëmjen e djeshme u raportua se Bayern Munchen kishte ndarë rrugët me trajnerin e tyre Julian Nagelsmann.

Ky vendim ende nuk është bërë i qartë se pse është marrë, por ajo që dihet është se trajneri i tyre më i ri do të jetë Thomas Tuchel, gjë për të cilën pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas raportimeve të “Bild”, shkarkimi i Nagelsmann do t’i kushtojë Bayern Munchen të paktën 30 milionë euro.

Trajneri gjerman merr rreth 8-9 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2025.

Të gjitha këtyre duhen shtuar edhe shifrat që duhet të marrin ndihmësit e tij, të cilët u shkarkuan së bashku me të.


(Kosova Sot Online)