Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 16:35
Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare ishte në garë edhe për të artën, por nuk ia doli të regjistronte fitore në finale

Ajo fitoi edhe 700 pikë olimpike.

Nora në finale u mposht nga xhudistja serbe, Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kujtojmë se kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj kanadezes, Jessica Klimkait, kurse paraprakisht në çerekfinale kishte mposhtur gjermanen, Pauline Starke.

Me medalje të argjendtë u stolis sot edhe Distria Krasniqi. 


(Kosova Sot Online)