Zbulohet pjesa skandaloze e festës së çmendur të Argjentinës pas ndeshjes me Panamanë, edhe Messi mund të ketë probleme

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 17:01
Zbulohet pjesa skandaloze  e festës së çmendur të  Argjentinës pas ndeshjes me Panamanë,  edhe Messi mund të ketë probleme

Argjentina mundi Panamanë me rezultat 2-0 në një miqësore të zhvilluar në Buenos Aires, ku Lionel Messi ka shënuar golin e tij të 800-të në karrierë. Kampionët e botës, në humor festiv, mundën Panamanë vetëm në fund të ndeshjes me golat e shënuar nga Thiago Almada në minutën e 78-të dhe Lionel Messi në minutën e 89-të, me një goditje dënimi të shkëlqyer, transmeton "Kosova Sot Online".

Interesimi për paraqitjen e parë të kombëtares së Argjentinës pas fitimit të titullit botëror në Katar ishte i madh. 84,000 njerëz u mblodhën në stadiumin Monumental, të cilët arritën të merrnin një biletë mes më shumë se 1.5 milionëve që u përpoqën. Mirëpo, në festën pas ndeshjes nuk munguan skenat që disa i cilësojnë si skandaloze dhe paralajmërojnë probleme të mundshme për Messin.

Në ekstazën festive në stadium u regjistrua momenti kur turma këndon një këngë tifozerie dhe lojtarët bashkohen me vallëzime e brohoritje. Një pjesë e asaj që ata po bërtasin është të kërkojnë një moment heshtje për Brazilin dhe Francën “që kanë vdekur”. Messi që tashmë ka probleme në Paris me tifozët, mund të rrisë edhe më shumë ato. Gjeniu argjentinas është nën kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse do ta zgjasë atë.

(Kosova Sot Online )