Sot dy ndeshje interesante në basketboll

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 09:23
Sot dy ndeshje interesante në basketboll

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës.

Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.

Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktualë të Kosovës.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit.

Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

(Kosova Sot Online)