Ja kush thotë: Xhaka nuk ka fjetur disa netë

  • A P /
  • 26 March 2023 - 13:03
Ja kush thotë: Xhaka nuk ka fjetur disa netë

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita ka shpjeguar problemet me gjumin të bashkëshortit të saj kur ekipi i Arsenalit humbet.

“Kur humbën ndeshjen dhe ai vjen në shtëpi, sikur është shumë i mërzitur. Kur njerëzit thonë se nuk jep gjithçka, ai nuk mund të flejë gjithë natën kur humbasin”.

Xhaka ka luajtur 38 ndeshje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat. Ai ka realizuar këtë sezon 6 gola dhe 5 asistime.

Megjithatë, mesfushori zviceran ka shijuar shtatë herë humbjen me Topçinjtë. 

(Kosova Sot Online)