Hadërgjonaj: Duam fitoren të martën

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 13:41
Hadërgjonaj: Duam fitoren të martën

Kosova arriti dje barazim në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024.

“Dardanët” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Izraelit

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Ai tha se morën një pikë të rëndësishme, kurse duan tri pikët ndaj Anodrrës.

“E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, shkroi Hadërgjonaj.

Kujtojmë se të martën, Kosova e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Andorrën. 


(Kosova Sot Online)