Zbulohen pamjet nga skandali, përleshje brutale e yllit të UFC-së me reperin italian në Allianz Cloud Arena

  • S.A /
  • 27 March 2023 - 16:44
Zbulohen  pamjet nga skandali,  përleshje brutale e yllit të UFC-së me reperin italian në Allianz Cloud Arena

Ylli i  UFC-së, Marvin Vettori është kapur në kamera duke goditur me grusht reperin dhe boksierin italian Omar Nguale Ilunga gjatë një zënke masive në një event boksi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vettori kishte qenë në mesin e të pranishmëve për një meç të WBC për peshën super të mesme të premten. Italiani Ivan Zucco mundi Germaine Brown në ndeshjen kryesore të shfaqjes së fundit të DAZN në Allianz Cloud Arena.

Një përleshje ka ndodhur larg ringut mes mikut të Vettorit, Tony Effe dhe kolegut të reperit italian, Ilunga.

Sipas reporterit të MMA, Al Zullino, dy reperët thuhet se kishin pasur një mosmarrëveshje që çoi në një sherr në turmë. Vettori mund të shihet në video duke gjuajtur me grushte Ilungan, i cili njihet edhe si Ion Real Deal. Goditjet bënë që  Ilunga, një boksier profesionist me rekord 23 fitore dhe 2 humbje, të rrëzohej në tokë. Stafi i sigurisë u pa duke ndërhyrë për t’i dhënë fund sherrit.

(Kosova Sot Online )