Muriqi: Me Andorën pranoj vetëm fitoren

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 17:34
Muriqi: Me Andorën pranoj vetëm fitoren

Pas barazimit 1-1 në Izrael, Kosova do të presë këtë të martë në “Fadil Vokrri” Andorën, për sfidën e dytë eliminatore të EURO 2024 që do të luhet në orën 20:45. 

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi sulmuesi Vedat Muriqi theksoi se ai mundohet të gjendet aty ku skuadra ka më shumë nevojë, ndërsa theksoi se ndaj Andorës do vetëm fitoren.

Ndihmove skuadrën shumë në mbrojtje ndaj Izraelit: “Unë si sulmues kam rolin për të shënuar gola, por unë mundohem të jem aty ku ka ekipi nevojë, siç bëra ndaj Izraelit, kur ka nevojë mbrojtja unë jam aty.”

A agjëron? “Unë nuk agjëroj një ditë para ndeshjes apo edhe ditën e ndeshjes sepse nuk mundem. Ka disa lojtarë që agjërojnë”

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës: “Ne jemi këtu për të luajtur edhe për të përfaqësuar vendin tonë. Vetëm me një rezultat pozitiv mendoj se mundemi ta kalojmë këtë situatë në të cilën ndodhemi.”

Do luash nesër? “Është trajneri që vendos kush luan, kështu që të gjithë janë lojtarë me cilësi të larta, kështu që trajneri e di.”

Rezultati: “Me Andorën duam fitoren nuk mendoj dot një rezultat tjetër, pa e nënçmuar kundërshtarin. Por nëse duam kualifikimin na duhet fitorja.”

(Kosova Sot Online)