A agjëron Vedat Muriqi në ditën e ndeshjes?

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 13:44
A agjëron Vedat Muriqi në ditën e ndeshjes?

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45

Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje, Vedat Muriqi u paraqit në konferencën e sotme për media.

Mes tjerash, sulmuesi i Mallorcas u pyet edhe nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit ai apo dikush prej futbollistëve tjerë.

“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës nuk agjëroj. Nuk mundem”, tha prizrenasi.

“Por, po janë disa shokë që agjërojnë. Për ju dhe kushdo që agjëron, Zoti iu ndihmoftë”, deklaroi Muriqi.

(Kosova Sot Online)