Giresse: Nesër synojmë fitoren

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 18:23
Giresse: Nesër synojmë fitoren

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45

Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje, Alain Giresse u paraqit në konferencën e sotme për media.


Përzgjedhësi i Kosovës e cilësoi si pozitiv rezultatin me Izraelin, teksa tha se nesër synohet fitorja.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv në Izrael, ndërsa këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore ndaj Andorrës”, tha tekniku francez.

“Pika e parë nuk duhet neglizhuar Andorra, ndoshta s’është e njohur në futboll, por nuk duhet të nënçmohet. Pak ka rëndësi kush është kundërshtari, rëndësi ka kompeticioni dhe duhet t’i qasemi me seriozitet dhe motivim”, deklaroi Giresse. 


(Kosova Sot Online)