Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm sonte në Varshavë

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 20:12
Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm sonte në Varshavë

Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim kundër Polonisë

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Përkrahja për Shqipërinë nuk do të mungojë as sonte, pasi një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë do të jenë sonte atje.

Sipas “Supersport”, do të jenë 413 tifozë shqiptarë sonte në shkallët e stadiumit, të cilët i përkasin grupimit “Tifozat Kuqezi”.

Një grup prej tyre është nisur nga Tirana dhe tjetër nga Berlini.

Në total pritet që sonte të jenë prezent 57 mijë tifozë. 

(Kosova Sot Online)