Rashford është njeriu më në formë i Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 15:45
Rashford është njeriu më në formë i Manchester Unitedit

Marcus Rashford është njeriu më në formë i Manchester Unitedit dhe ndoshta edhe në Angli.

Dhe, nuk është një mister që presidenti i Paris Saint-Germainit, Al Khelaifi ia ka vënë syrin sulmuesit në super-formë.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, derisa “Djajtë e Kuq” po mundohen t’ia vazhdojnë kontratën aktuale, e cila do t’i skadojë në vitin 2024, klubi francez po e përgatit një ofertë të majme për përfaqësuesin anglez.

Në fakt, parisienët janë të gatshëm t’ia garantojnë 25 vjeçarit një rrogë prej 22 milionë eurosh në vit, një ofertë monstruoze, e cila do t’i turbullonte të gjithë.

Mbetet të shihet nëse Rashford do ta vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford” dhe ta vazhdojë kontratën me United, apo ta pranojë ofertën e jashtëzakonshme që i ka ardhur nga Franca.

(Kosova Sot Online)