Ansu Fatin Barcelona po planifikon ta shesë

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 16:31
Ansu Fatin Barcelona po planifikon ta shesë

Barcelona është lodhur duke e pritur Ansu Fatin.

Gjiganti katalunas është duke menduar ta shesë sulmuesin spanjoll.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Fichajes”

Gjatë verës, Barça do ta vlerësojë çështjen e futbollistit të ri, i cili është përballur me lëndime të njëpasnjëshme viteve të fundit.

Dhe, duke e pasur parasysh se kanë nevojë t’i rrisin fondet, katalunasit mund të vendosin ta shesin përfaqësuesin e ri spanjoll, nga i cili prisnin shumë më tepër.

Fati shpërtheu në fillim të karrierës pasi debutoi me “Blaugrana”, por më pas nisi “të shuhej” dhe nuk ka mundur më asnjëherë ta gjente formën e dikurshme.

Krahas Fatit, Barcelona po mendon ta shesë edhe Frenkie de Jongun, i cili i rezistoi largimit në verën e kaluar. 

(Kosova Sot Online)