Arsenali nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga Saka

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 17:04
Arsenali nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga Saka

Arsenali nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga Bukayo Saka.

Ylli i ri anglez po e kalon një sezon të jashtëzakonshëm, të cilin e konfirmoi edhe me paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë së fundmi.

Sipas mediumit britanik “The Mirror”, “Gunners” në orët në vazhdim do t’ia ofrojnë 21 vjeçarit një ofertë me një rrogë stratosferike

Më saktësisht, “Topçinjtë” po planifikojnë t’ia ofrojnë futbollistit ofanziv një rrogë prej 18 milionë eurosh të pastra në vit, vetëm për ta “blinduar” atë në Londër.

Saka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por në një të ardhme të afërt mund ta vazhdojë atë edhe për disa vite të tjera.

Ai ka merita të mëdha në ecurinë e këtij sezoni të “Gunners”, të cilët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Angli. 


(Kosova Sot Online)