
Federer viziton futbollistët e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Zvicra do të jetë nikoqire e Izraelit. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.
“Helvetikët” hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Bjellorusisë, kurse izraelitët pas barazimit me Kosovën.
Pak para kësaj ndeshje, legjenda botërore e tenisit, zvicerani Roger Federer, vizitoi futbollistët e Zvicrës.
Kombëtarja e Zvicrës publikoi në faqen zyrtare një fotografi të tij me kapitenin, Granit Xhaka.
“Faleminderit për vizitën Roger Federer”, shkruhet krahas kësaj fotografie.
(Kosova Sot Online)