Messi e arrin shifrën e 100 golave me Argjentinën, realizon “hat-trick”

  • S.A /
  • 29 March 2023 - 09:04
Messi e arrin shifrën e 100 golave me Argjentinën, realizon “hat-trick”

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Seleçao” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao, transmeton "Kosova Sot Online".

Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa “hat-tricku” e çoi atë në kuotën e 102 golave. Paraprakisht, ai kishte shënuar edhe në miqësoren me Panamanë, pak ditë më parë.

(Kosova Sot Online )