Lukaku: Vetëm Zoti mund të më gjykojë

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 15:15
Lukaku: Vetëm Zoti mund të më gjykojë

Lukaku vazhdon të shënojë dhe t’i përgjigjet kritikave. Sulmuesi i Interit, i aftë për të shënuar 4 gola në dy ndeshje për Belgjikën kundër Suedisë dhe Gjermanisë, pas suksesit në Koln ndaj Gjermanëve ai publikoi një foto në Instagram ku shfaqej një personazh vizatimor i mbështetur me shpatulla pas murit dhe një numër i lartë shpatash në drejtim të tij, dhe dukej sikur nuk i bënin përshtypje.

Në sfond luhet kënga “Vetëm zoti mund të më gjykojë” nga Tupac Shakur. Kritikat e kanë mbytur sulmuesin belg kohët e fundit pasi me Interin po kalon një moment të vështirë pasi që nga rikthimi i tij te zikaltërit, nuk ka gjetur formën e tij më të mirë. Por, me kombëtaren e Belgjikës duket tjetër gjë dhe Lukaku duket se ka gjetur forcën për t’u rikthyer dhe për t’i dhënë fund kritikave.

Image


(Kosova Sot Online)