Ja pse Benzema dhe Modric mund ta kenë të ardhmen larg La Ligas

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 15:42
Ja pse Benzema dhe Modric mund ta kenë të ardhmen larg La Ligas

Karim Benzema dhe Luka Modric mund të largohen nga Spanja në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi francez dhe mesfushori kroat me këtë rast mund të jenë duke i kaluar muajt e fundit në La Liga.

Të dy lojtarëve të La Ligas do t’ju skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni

Dhe, veteranët e futbollit mund ta mbyllin karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, ata do të vendosin në javët në vazhdim.

Të dy kanë oferta për ta vazhduar edhe për një vit kontratën me “Los Blancos”, por ndërkohë po joshen nga klubet e pasura të sheikëve, të cilët mund t’ju ofrojnë kontrata stratosferike.

Një histori ndryshe është ajo e Toni Kroosit.

Thuhet se palët i kanë nisur kontaktet për vazhdimin e kontratës dhe me këtë rast, futbollisti gjerman mund të qëndrojë në Spanjë. 


(Kosova Sot Online)