Messi: Shpresoj që kjo çmenduri të mos mbarojë kurrë

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 19:19
Messi: Shpresoj që kjo çmenduri të mos mbarojë kurrë

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Albiceleste” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao.

Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa “hat-tricku” e çoi atë në kuotën e 102 golave

“Mënyra e shkëlqyer për t’i dhënë fund këtij koleksioni ishte të impresiononim njerëzit në Santiago del Estero. Shpresoj të ndajmë edhe shumë momente të tilla dhe kjo çmenduri të mos mbarojë kurrë”, thaMessi pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)