Zhegrova i zhgënjyer e zemërthyer pas barazimit me Andoren

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 09:29
Zhegrova i zhgënjyer e zemërthyer pas barazimit me Andoren

Edon Zhegrova ndihet zemërthyer pas barazimit me Andorrën. Ylli kosovar e ka përjetuar rëndë faktin se “Dardanët” nuk mundën ta fitonin një ndeshje si kjo, e cila shihej si lehtë e kalueshme për të dhe për shokët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Verdhekaltrit bënë paraqitje të zbehtë, ndërsa e vetmja dritë në fund të një tuneli ishte pikërisht futbollisti i Lillet.

Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e kaloi Kosovën në epërsi, por pak minuta më pas mysafirët e barazuan rezultatin. E Zhegrova e ka bërë një postim në Instastory, përmes së cilit e ka shprehur zhgënjimin dhe mërzinë e tij, ndërsa ka premtuar se shpejt ai më shokë do t’i kthehen fitores. Më poshtë mund ta shihni postimin e Zhegrovës.

(Kosova Sot Online )