Neymar po futet në lojërat e bixhozit, ka humbur 1 milion euro në kazino

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 10:09
Neymar po futet  në lojërat  e bixhozit,  ka  humbur 1 milion euro në kazino

Braziliani Neymar nuk u ndahet dot kritikave, në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Futbollisti është kthyer të jetë përsëri protagonist për “bëmën” e tij të fundit në rrjete sociale, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë periudhës që është pushim për shkak të dëmtimit që ka pësuar, futbollisti shpesh është shfaqur në rrjete sociale duke luajtur në lojërat online. Një prej tyre është edhe kazinoja, pas të cilit ai është i apasionuar. Dhe në një moment të një transmetimi live, pasi kishte humbur rreth 1 milionë euro për një kohë të shkurtër, ai u shfaq duke "qarë". Në fakt ishte një dëshpërim i rremë, pasi ai e ktheu menjëherë të qarën në të qeshur, si për të treguar se nuk e kishte problem të humbte shifra të tilla.

 

Shfaqje e cila nuk i ka pëlqyer ndjekësve të tij me komente të ndryshme që e kritikonin pasi po jepte shembullin e gabuar duke i bërë publicitet lojërave të bixhozit. Kritikat u shtuan edhe më shumë kur u mësua se ata para kishin qenë në fakt të kompanisë që po sponsorizonte për lojën e pokerit, duke shtuar edhe më shumë tërbimin e tifozëve ndaj tij.

(Kosova Sot Online )