Trajnerin e Mallorcas po e shqetëson e gjendja fizike e Vedat Muriqit

  • S.A /
  • 31 March 2023 - 12:26
Trajnerin e Mallorcas po e  shqetëson e gjendja  fizike e Vedat Muriqit

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, tash është radha për sfidat që në presin në top ligat evropiane. Këtë të premte, skuadra e Mallorcas do ta zhvillojë ndeshjen me Osasunan në kuadër të xhiros së 27-të, transmeton "Kosova Sot Online ". Në prag të kësaj sfide, trajneri i ishullorëve, Javier Aguirre, ka folur rreth gjendjes së futbollistëve të tij para kësaj sfide. Ai u pyet në lidhje me formën e Muriqit e disa lojtarëve të tjerë. Aguirre u shpreh i shqetësuar me gjendjen fizike të futbollistëve, duke mos arritur të kryenin dot normalisht seancën stërvitore.

{669772/}

“Mezi ushtroheshin pak, nuk e bënë të gjithë punën me ekipin për shkak të orëve të fluturimit dhe lodhjes së grumbulluar nga ndeshjet. Shpresoj të jenë mirë. Të paktën ata vijnë me kokë të kthjellët, janë të lumtur që luajnë me Kombëtaret e tyre. Është gjithmonë bukur të përfaqësosh vendin e tënd dhe do të shohim nesër nëse ata janë më në fund gati për të filluar apo jo. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin, por do të shohim pas 24 orësh, sepse udhëtimet ishin vrasëse. Ne do t’i bëjmë një dush dhe masazh dhe do të shohim se si po ecin dhe do të marrim vendimin”, ka deklaruar Aguirre. Sa i përket klasifikimit, Mallorca qëndron e 11-ta në tabelë me 32 pikë.

(Kosova Sot Online )