Rrëfehet trajneri gjerman, si e la gruan në shtrat natën dhe po i shikonte videot e futbollistit shqiptar

  • S.A /
  • 31 March 2023 - 12:51
Rrëfehet trajneri gjerman, si e la gruan në shtrat natën dhe po i shikonte videot e futbollistit shqiptar

Simon Simoni e ka bërë transferimin që e habiti të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri. Gardiani, i ri do të largohej nga Dinamo në Kategorinë e Parë për të firmosur me Frankfurt në Gjermani, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Simoni u stërvit me ekipin e parë, ndërsa tani ka marrë vendin e titullarit te ekipi i dytë i Frankfurtit. Por si erdhi ky transferim ëndrrash? Gjithçka u realizua nga trajneri i portierëve, Jan Zimmermann, i cili ka treguar gjithçka sa i përket lëvizjes së Simonit. “Për fatin tonë të mirë ne kemi mundësinë e sakutimit me video. Për ne si trajner të portierëve është shumë e vështirë. Kur gruaja është në shtrat natën, futemi të shohim video të lojtarëve edhe nga këto kampionate të panjohura. Aty pashë që Simoni kishte luajtur në Shqipëri dhe se kishte disa cilësi që nuk stërviteshin. Guxim në dalje dhe shumë dinamizëm, këto janë gjëra të vështira për t’u mësuar”, tha Zimmermann.

(Kosova Sot Online )