PSG-ja e gatshme t’ia rrisë pagën Messit

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 17:29
PSG-ja e gatshme t’ia rrisë pagën Messit

Paris Saint-Germaini raportohet se është i gatshëm për të bërë gjithçka që të rinovojë kontratën me Lionel Messin.

Sipas “Mundo Deportivo”, dëshira e parisienëve është e madhe për ta mbajtur yllin argjentinas në skuadër

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, thuhet se dëshiron që Messi të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Për ta mbajtur 35-vjeçarin, PSG-ja është e gatshme të rrisë pagën për një kontratë më të gjatë se vetëm një vit.

Kontrata aktuale e argjentinasit me kampionët në fuqi të Francës skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Kujtojmë se së fundmi u konfirmua se Barcelona po shqyrton mundësinë e rikthimit të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Lionel Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, teksa mbetet të shihet në verë se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.


(Kosova Sot Online)