PSG-ja e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar për zëvendësuesin e Ramosit

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 20:55
PSG-ja e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar për zëvendësuesin e Ramosit

Aymeric Laporte vazhdon të jetë një objektiv për Paris Saint-Germainin.

Gjiganti francez po planifikon ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm, teksa disa prej yjeve pritet të largohen pas përfundimit të sezonit aktual

Sergio Ramos është njëri prej futbollistëve që me shumë gjasa do të largohet në afatin kalimtar të verës, pasi edhe i skadon kontrata me PSG-në.

Me largimin e 37-vjeçarit, parisienët do të jenë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Laporte shihet si opsioni më i mundshëm për të zëvendësuar Ramosin.

Laporte besohet se është i hapur për t’u larguar nga Manchester City, pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme në formacionin e Pep Guardiolas.

28-vjeçari e sheh si të nevojshme transferimin diku tjetër për të “ringjallur” karrierën e tij.

Sipas “Football Insider”, PSG-ja është gati të paguajë çmimin e kërkuar prej 40 milionë funtesh nga “Qytetarët”.

Aymeric Laporte me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)