Dygolëshi i Zhegrovës, më i shpejti që nga viti 2012

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 11:50
Dygolëshi i Zhegrovës, më i shpejti që nga viti 2012

Ylli kosovar Edon Zhegrova ishte protagonist i Lillet mbrëmë, transmeton "Kosova Sot Online".

Zhegrova  u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes me Lorientin derisa rezultati ishte i barabartë, 1:1.

Mirëpo, përfaqësuesit kosovar i mjaftuan këta pak minuta për të lënë gjurmë.

Futbollisti anësor i shënoi dy gola brenda dy minutash për t’ia siguruar fitoren ekipit vendës, ndërsa pas lojës festoi bashkë me tifozët, të cilët ia dhanë edhe mikrofonin.

E një dygolësh aq i shpejtë tek Lille nuk ishte parë qe një kohë të gjatë.

Uebfaqja zyrtare e klubit francez zbulon se Edon Zhegrova është lojtar i parë i Lillet që i shënon dy gola pas hyrës në lojë në Ligue 1 që nga Vicor Osimhen, i cili kishte shënuar dy herë kundër Saint-Etiennet më 28 gusht të vitit 2019.

Ndër të tjera, lojtari ofanziv anësor i shënoi dy gola mbrëmë për 2 minuta e 12 sekonda.

Kjo ishte periudha më e shpejtë që një lojtar i Lillet i shënon dy gola që nga 28 janari 2012, kur Nolan Royx kishte shënuar dy herë ndaj Saint-Etiennet për 1 minutë e 22 sekonda.

Zhegrova vinte nga një gol i shënuar ndaj Andorrës me Kombëtaren e Kosovës.

“Messi kosovar” po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme, të cilën e kanë lavdëruar edhe mediat franceze dhe analistët e futbollit në këtë vend. 

(Kosova Sot Online )