Vritet futbollisti i njohur në Spanjë

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 15:01
Vritet futbollisti i njohur në Spanjë

Një ngjarje e rëndë e ka goditur futbollin spanjoll. Futbollisti Fransicso J. Naval Perez, më i mirë i njohur si Paco, ka ndërruar jetë pas plagëve që i mori me thikë, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti i Chipionas, i cili luan në kategorinë e dytë në krahinën e Andaluzisë është goditur disa herë më thikë dhe njëra prej goditjeve, në zemër, ishte fatale për të, shkruajnë mediat spanjolle.

24 vjeçari ishte i martuar dhe e kishte një vajzë, ndërsa transferimi në spital ishte i vonshëm pasi ai ndërroi jetë.

Paco thuhet se u vra nga një 20 vjeçar, me të cilin, për momentin thuhet se nuk kishte asnjë lidhje.

Klubet e njohura spanjolle i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa vrasësi i dyshuar po mbahet në qeli, në pritje të gjykimit dhe të burgut që e pret.

(Kosova Sot Online )