Prishtina i numëron sukseset në basketboll, synon ta mbyllë sezonin në mënyrë perfekte

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 15:31
Prishtina i numëron sukseset në basketboll, synon ta mbyllë sezonin në mënyrë perfekte

Sigal Prishtina është duke u kthyer në majat e basketbollit kosovar.Bardhekaltrit e mbyllën si liderë pjesën e rregullt të sezonit në Superligën e basketbollit, transmeton "Kosova Sot Online".

E tash, ata synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë perfekte.

Pa dyshim, rifreskimi në udhëheqësinë e klubit ka bërë që kryeqytetasit të rikthehen fuqishëm pas disa vitesh nën hije të klubeve të tjera.

Prishtinasit e kërkojnë mbështetjen e tifozëve “Plisat” për ta mbyllur sezonin në mënyrë brilante.

(Kosova Sot Online )