Ky klub arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 15:53
Ky klub arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

Philippe Coutinho mund ta ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Në fakt, një klub nga liga e këtij vendi ka shprehur interesim për futbollistin e Aston Villës, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Football Insider”. Ish-futbollisti i Espanyolit, Interit, Liverpoolit, Barcelonës e Bayern Munichut, dështoi ta tregonte veten sa duhet në eksperiencën e tij të dytë në Premierligë.

Prandaj, ai mund ta konsiderojë ofertën e ardhur për të nga Arabia Saudite, edhe pse për momentin nuk dihet se për cilin klub bëhet fjalë dhe sa saktë është oferta për përfaqësuesin e dikurshëm brazilian. Coutinho ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në periudhën kur luante në Liverpool, por që prej largimit nga “Anfield Road” karriera e tij e ka marrë tatëpjetën.

(Kosova Sot Online )