Të mërkurën do të zhvillohen gjysmëfinalet e para në Kupë

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 19:19
Të mërkurën do të zhvillohen gjysmëfinalet e para në Kupë

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 15:00.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.

Kujtojmë se ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 19 prill. 


(Kosova Sot Online)