
FFK-ja reagon në lidhje me aktivitetet ilegale të klubeve serbe

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në lidhje me zhvillimin e garave ilegale të futbollit nga ana e strukturave të Serbisë në territorin e vendit tonë.
Disa klube serbe vazhdimisht kanë zhvilluar aktivitet në Kosovë, por që kanë marrë pjesë në garat që i organizon Serbia, duke i injoruar ato kosovare.
E për këtë, shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar nga faktorët relevant të shtetit që të ndërmarrin masa dhe hetime urgjente, në mënyrë që të ndalen këto ndeshje ilegale.
(Kosova Sot Online)