Ja emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Ancelottin

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 14:44
Ja emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Ancelottin

Real Madridi po mendon qysh tash për pasuesin e Carlo Ancelottit.

Nëse “Los Blancos” nuk do ta fitojnë Ligën e Kampionëve në këtë edicion, trajneri italian mund të shkarkohet pasi tashmë i ka humbur thuajse krejt gjasat për t’u shpallur kampion në La Liga.

E mediumi “Le 10 Sport” shkruan se kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror e ka gjetur tashmë pasardhësin e Ancelottit, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, “Mbretërit” po mendojnë për trajnerin aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Pra, trajneri gjerman shihet si favorit për ta marrë në dorë ekipin nga “Santiago Bernabeu”.

Krahas tij, Reali i ka në sy edhe ish-trajnerin e Tottenhamit dhe të Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, atë të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, apo edhe legjendën madrilene, Raul Gonzalez.


(Kosova Sot Online)