Ja kush është “Herkuli i Kosovës” që kërkon ë rekord të pazakontë, synon ta rrëzojë bikun!

  • S.A /
  • 05 April 2023 - 09:53
Ja kush është “Herkuli i Kosovës” që kërkon ë rekord të pazakontë, synon ta rrëzojë bikun!

Bujar Muli njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova. Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij,transmeton "Kosova Sot Online". 

Prej ndaljes së veturave, ngritjen lartë të traktorit dhe ngritjen lartë dhe lëvizjen e objekteve të rënda, Muli është bërë viral me videot e arritjeve të tij.

Por, vushtrriasi, i cili gjatë jetës ka punuar edhe si sigurim jashtë vendit, tash po synon ta sfidojë veten me kërkimin e një rekordi të pazakontë.

Në rrjetet sociale, Muli e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit njofton se do të mundohet që me grusht ta rrëzojë një bik me peshë prej më shumë se 1 mijë kilogramësh.

Edhe pse nga disa komentues kanë qenë kundër kësaj ideje, Muli, i cili ushtron fort fitness, me pesha të rënda, është i vendosur ta tregojë forcën e tij, duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë dhe që të bëhet njeriu i parë në botë që e bën një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online )