Bëhet zyrtare: Aleksander Ceferin President i UEFA-s

  • S.A /
  • 05 April 2023 - 12:53
Bëhet zyrtare: Aleksander Ceferin  President i UEFA-s

Aleksander Ceferin është rizgjedhur edhe zyrtarisht President i UEFA-s, për të shkuar drejt mandatit të tij të tretë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kongresi i 47-të i UEFA-s, i mbajtur sot (e mërkurë) në Lisbonë, ka rizgjedhur unanimisht Aleksander Ceferin si President të UEFA-s për periudhën 2023–2027. “2027. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur për një mandat tjetër katërvjeçar në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij të pranimit, Ceferin, i cili ishte i vetmi kandidat, falënderoi delegatët për mbështetjen e tyre.

“Është një nder i madh, por kryesisht është një përgjegjësi e madhe ndaj futbollit. Do të bëj çmos që të mos zhgënjej”, përfundoi presidenti i UEFA-s.

55-vjeçari slloven ka shërbyer si presidenti i shtatë i UEFA-s që nga viti 2016, kur ai zëvendësoi ish-legjendën franceze, Michel Platini. Ai u rizgjodh më pas në vitin 2019 dhe tani do të jetë presidenti deri në vitin 2007, duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të tretë. 

(Kosova Sot Online )