Lexoni edhe:
Rama mbron Vuçiçin/ Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi
Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon përrallor në La Liga, përkundër faktit se në vitin 2023 ka shënuar pak gola, më saktësisht tre, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi kosovar i ka realizuar 10 gola deri tash në kampionatin spanjoll duke i rivalizuar yjet e ligës si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, që janë favoritë për ta fituar “Pichichin”. E në ndërkohë, forma e mirë dhe statistikat e shkëlqyeshme ia lejojnë prizrenasit t’i sfidojë edhe yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Neymar, Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne e të tjerë.
Rama mbron Vuçiçin/ Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në SerbiLexoni edhe:
Në fakt, “BeSoccer” e ka analizuar rrjedhën e lojtarëve në futbollin evropian, duke nxjerrë përfundime interesante. Më saktësisht, janë nxjerrë statistika të lojtarëve me më së shumti ndeshje duke shënuar dhe duke asistuar brenda këtij sezoni. Kështu, dyshja e PSG-së, Messi e Neymar dhe lojtari i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia kanë shënuar dhe asistuar njëkohësisht në pesë ndeshje në këtë edicion në ligat përkatëse.
Kurse, Muriqi, së bashku me yjet si De Bruyne, Rafael Leao etj., kanë shënuar dhe asistuar në tri ndeshje në këtë sezon. Pra, ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit evropian.
Sa u përket klubeve me më së shumti lojtarë që kanë shënuar dhe asistuar brenda një ndeshjeje në këtë edicion prin Paris Saint-Germaini, i përcjellë nga Bayern Munichu dhe nga Manchester City.
(Kosova Sot Online "