Shqiptari Armand Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv

  • S.A /
  • 05 April 2023 - 14:11
Shqiptari Armand Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv

Armand Duka e ka fituar edhe një mandat si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të dytin radhazi, transmeton "Kosova Sot Online".

Presidenti i FSHF-së i grumbulloi 45 vota, nga 55 të mundshme, duke lënë pas çdo kandidat tjetër, në Kongresin e UEFA-s, i cili u mbajt sot në Lisbonë të Portugalisë.

Kjo duket se ka bërë që popullariteti i tij në UEFA të rritet, pasi kësaj radhe ai mori 9 vota më shumë nga katër vite më parë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përbëhet nga nëntë anëtarë. Ndërkohë, president i UEFA-s edhe për një mandat u konfirmua Aleksander Ceferin.

(Kosova Sot Online )