Papagalli ndërpren ndeshjen në Portugali

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 14:39
Papagalli ndërpren ndeshjen në Portugali

Një situatë sa e pazakontë, aq edhe qesharake ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Portugali.

Një papagall e ndërpreu ndeshjen ndërmjet Estoril dhe Amadoras në minutën e 51-të.

Për ta larguar papagallin nga tereni i lojës është dashur intervenimi i zyrtarëve të ndeshjes.

Këta të fundit tentuan në disa mënyra, por që nuk ia dolën.

Pas disa momenteve, papagalli u largua vetë nga fusha dhe ndeshja vazhdoi.


(Kosova Sot Online)