PSG-ja frikësohet se nuk do të mundë ta shesë Neymarin

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 14:58
PSG-ja frikësohet se nuk do të mundë ta shesë Neymarin

Paris Saint-Germaini do të mundohet “të lirohet” edhe nga Neymari gjatë verës që vjen.

Por, pengesa kryesore që është paraqitur, krahas rrogës faraonike që e merr braziliani, është ai i gjendjes së tij fizike.

Problemi me nyjën e djathtë të këmbës është duke i bërë probleme që nga viti 2017, siç raporton mediumi “Le Parisien”

Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës paguhet më shumë se 41 milionë euro, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.

Drejtuesit e klubit frikësohen se Neymari nuk do të arrinte as t’i kalojë vizitat tradicionale mjekësore në gjendjen aktuale.

Kjo i bie që kampioni aktual francez do ta ketë të vështirë ta shesë brazilianin, për të cilin thuhet se interesim kanë shfaqur klubet e Premierligës. 


(Kosova Sot Online)