Lampard përfundimisht rikthehet si trajner te Chelsea

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 08:35
Lampard përfundimisht rikthehet si trajner te Chelsea

Chelsea ka arritur marrëveshje në parim për të emëruar Frank Lampard si trajner të përkohshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lampard ka pranuar një marrëveshje afatshkurtër që do të jetë e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit aktual.

Chelsea do të vazhdojë bisedimet me Julian Nagelsmann, Luis Enrique dhe kandidatët për projekt afatgjatë.

Klubi donte të merrte pak kohë para se të merrte vendimin përfundimtar për trajnerin e ri kryesor për të tashmen dhe të ardhmen.

(Kosova Sot Online )