Majlinda, Distria e Nora, kolonelët më të reja të Ushtrisë Shqiptare

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 10:23
Majlinda, Distria e Nora, kolonelët më të reja të Ushtrisë Shqiptare

Majlinda, Distria e Nora, kolonelët më të reja të Ushtrisë Shqiptare, transmeton "Kosova Sot Online".

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë. Trajneri i tyre, Driton Kuka e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka zbuluar kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare.

Ai ndihet krenar që kampioneve olimpike iu bë ky nder nga Shqipëria.

“Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka.

(Kosova Sot Online )