Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e parë në Major

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 16:13
Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e parë në Major

Bad News Eagles i kanë nisur keq kualifikimet për turneun më të madh në botë në lojën CS:GO, Paris Major 2023.

Ekipi kosovar u mposht nga ai rus, 1WIN me rezultat 16:9 në hartën “Mirage”

BNE-së i duhen tri fitore për ta arritur kualifikimin.

Kujtojmë se në dy herat e kaluara, Bad News Eagles ishin kualifikuar në këtë turne, madje duke e arritur edhe fazën “Legends Stage”. 


(Kosova Sot Online)