Rrahmani shumë pranë rinovimit me Napolin

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 20:46
Rrahmani shumë pranë rinovimit me Napolin

Mbrojtësi Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të kontratës së re me Napolin.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi italian, Sky Italia.

Marrëveshja aktuale e lidh Rrahmanin me Napolin deri në fund të sezonit 2023/2024.

Lideri i Serisë A i ofroi mbrojtësit 29-vjeçar kosovar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.

Në total, Amir Rrahmani ka luajtur 87 ndeshje për Napolin, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime. 


(Kosova Sot Online)