Super rikthim nga ekipi i Bad News Eagles, e fitojnë ndeshjen e dytë në kualifikime për Major

  • S.A /
  • 07 April 2023 - 12:51
Super rikthim nga ekipi i  Bad News Eagles,  e fitojnë ndeshjen e dytë në kualifikime për Major

Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Majorin e Parisit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi kosovar triumfoi 19:16 ndaj ekipit Apeks në hartën Inferno.

Edhe pse ishin duke humbur 10:4, djemtë kosovarë bënë super rikthim për ta fituar ndeshjen pas vazhdimeve.

Tani, BNE ka dy fitore dhe një humbje në këto kualifikime që po mbahen në Kopenhagë.

Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore kualifikohet në turneun më të madh në botë në këtë lojë.

(Kosova Sot Online )