Bad News Eagles luan sot me ekipin e dytë më të mirë në botë

  • S.A /
  • 08 April 2023 - 10:36
Bad News Eagles luan sot me ekipin e dytë më të mirë në botë

Bad News Eagles po i vazhdon kualifikimet për turneun e Majorit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ekipi kosovar aktualisht ka dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para.

Atyre u duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar për turneun më të madh në botë në CS:GO.

Por, ata sonte do të kenë punë mjaft të vështirë, ku do të përballen me ekipin FaZe CLAN, që është i renditur si ekipi i dytë më i mirë në botë.

Ndeshja nis në orën 18:30 dhe zhvillohet me dy harta të fituara.

Edhe nëse humb Bad News Eagles, djemtë kosovarë do ta kenë një mundësi të fundit për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit kualifikuese. 

(Kosova Sot Online )