Ceferin në titujt kryesorë në mediet sllovene

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 09:57
Ceferin në titujt kryesorë në mediet sllovene

Emri i Aleksandër Ceferin, në titujt kryesorë në mediet sllovene. “Prava” ka publikuar një investigim që prek presidentin aktual të UEFA-s.

Ceferin akuzohet se ka gënjyer në një pikë në CV-në e tij që, nëse dihej, do të kishte bërë të mundur zgjedhjen e tij si president i UEFA-s në vitin 2016.

Ky falsifikim i supozuar vjen pak ditë pasi ai është rizgjedhur edhe për katër vite të tjera në krye të qeverisë së futbollit evropian.

Ceferin ka shtuar në jetëshkrimin e tij se ishte anëtar i bordit të drejtorëve të Olimpija Bezigrad midis viteve 2006 dhe 2011, diçka që nuk ka qenë e vërtetë.

Një hetim që mund të komplikojë të ardhmen e tij

Në fakt, kjo ka qenë një pikë e rëndësishme për të qenë president i UEFA-s, pasi kjo përvojë nevojitet për t’u kualifikuar për pozicionin që ai mban.

Nuk ka hetime të mëtejshme në këtë drejtim, por në Slloveni ky lajm ka bërë bujë të madhe. Për momentin, Ceferin e ka të siguruar pozicionin deri në vitin 2027.

Koha do ta tregojë nëse ky informacion mund ta vërë në vështirësi mandatin e tij. 


(Kosova Sot Online)